E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shkaktoi aksidentin me vdekjen e një personi, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur në orët e para të mëngjezit, arrestimin e shtetasit Kole Shaba, 22 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi në orën 02.30, në aksin rrugor Velipojë -Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Ura Gjolulit, i lartëpermenduri duke drejtuar mjetin e tij tip autovetura Benz 250, me targa SH 96 33 D, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasi Izmir Dani 22 vjeç nga fshati Bërdicë të rrethit Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë autoveturë.
Burimet policore theksojnë se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës rrugore, ku për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Kole Shaba, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›