Protestë në Dukat, bllokohet aksi rrugor

Banorët e fshatit Dukat kanë bllokuar sot rrugën automobilistike që lidh Vlorën me Sarandën.
Në orët e para të mëngjesit kalimi në këtë aks rrugor që lidh dy qytetet në jug të vendit ka qenë i pamundur për shkak se banorët e Dukatit kanë zënë rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve.
Protesta e më shumë se 400 banorëve të Dukatit në Orikum ka nisur prej kohësh ndërsa personat kërkojnë certifikatat e pronësisë për tokat e tyre në zonë.
Banorët kanë kërkuar caktimin e kufijvë gjeografikë dhe historikë të fshatit të tyre ndërkohë që kanë artikuluar edhe kërkesën për heqjen e postbllokut në Karaburun.
Aksi rrugor Vlorë-Sarandë është i mbingarkuar nga lëvizjet në këtë kohë për shkak të sezonit turistik.