E Diel, 1 Nëntor 2026

GSH: INSTATkorrigjoi shifrate inflacionit, ja provat

TIRANE- Instituti shqiptar i Statistikave korrigjon shifrat e inflacionit në vend duke filluar që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Ndryshimet janë pasqyruar vetëm dje, në grafikun, që INSTAT-i paraqiti për median, duke shpallur nivelin e inflacionit për muajin korrik të këtij viti, që qendron në nivelin e 3.4 % , shumë pranë nivelit më të lartë, të pranuar si normal nga Banka e Shqipërisë, që cilëson të tillë inflacionin në normat 2-4 për qind.

Kryeartikulli i botuar sot në "Gazeta Shqiptare", “Qeveria fshehu të dhënat, vendi rrezikon si Greqia”, të gazetarit Genc Kondi, informon se për muajin shkurt e janar janë bërë dhe korrigjimet më të mëdha nga INSTAT. Vetë ky institucion në raportimet e tij në ato muaj deklaronte se niveli i inflacionit në Shqipëri në muajin janar ishte 3.6 % ndërsa në shkurt ishte 4.4 %.

Por shifrat e paraqitura dje në grafikën e INSTAT tregon se inflacioni real në në muajin janar ka qenë 4. 3 % ( një rregullim i shifrave në masën 0.7 %) dhe në muajin shkurt ka qenë 4.7 për qind. ( një rregullim i shifrave në masën 0.3 %)

Opozita dhe ekspertët e financës shpesh kanë deklaruar se inflacioni është më i lartë nga ai që ishte servirur publikisht.

"Gazeta Shqiptare" vëren se në asnjë rast INSTAT-i nuk i ka riparë shifrat e dhëna në ulje dhe nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka korrigjuar atë çka kërkohej që më parë nga këta ekspertë: të pasqyroheshin rritjet reale të çmimeve.

INSTAT shpjegon shifrat e korrigjuara me mospasqyrimin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe shtimin e shpenzimeve për shëndetin për ti shtuar më vonë efektet e tyre në inflacion.

(lexoni sot në Gazeta Shqiptare reagimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT, Ines Nurja dhe të nënkryetarit të  Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese (PS), Ilir Beqja)
( s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›