E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet argjendaria, policia arreston menjëherë autorët

Floriri i vjedhur nga tre grabitësit

Tiranë Në mesditën e sotme, shumë pranë sheshit Avni Rustemi në kryeqytet dy persona të armatosur dhe me maska kanë arritur të grabisin një argjendari. Por, tre grabitësit Rigels Leka, 18 vjeç, Dorian Mema, po 18 dhe Erjon Kola, 20 vjeç, janë vënë pak metra larg argjendarisë.

Njëri prej tyre, gjatë grabitjes ka qëlluar me tytën e pistoletës Pavllo Shkavra dhe më pas ata kanë rrëmbyer sende me vlerë.

Kanë qenë forca e policisë së Komisariatit nr.1 të kryeqytetit ata që kanë ndërhyrë menjëherë sapo grabitësit kanë tentuar të largohen. Në momentin e prangosjes, atyre u gjendën dy armë të tipit pistoletë, armë të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për të realizuar grabitjen, një sasi e konsiderueshme e floririt të vejdhur, maska, thika, doreza etj.

Policia po punon për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë dhe me armë të kryera nga këto persona. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›