Tirane grabitet nje argjendari nga nje person i pamaskuar

Është grabitur një argjendari në rrugën e "Durrësit". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme.
Një person i pamaskuar ka hyrë në argjendari si klient dhe pasi i ka kërkuar shitëses një orë me vlerë, me pretekstin se do ta blinte, e ka provuar atë dhe është larguar me shpejtësi.
Shitësja ka lajmëruar më pas policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ata do të kontrollojnë kamerat e sigurisë së argjendarisë por edhe bizneseve të tjera aty pranë, për të identifikuar grabitësin.