E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e Skures Gjykata e Krimeve te Renda seance gjyqesore

Kam qenë i dehur, nuk desha ta qëlloja shefin e krimeve…, automatiku mu shkrep vetë kur më kapi nga tutat për të më marrë armën….

Vetëm kaq ka thënë në gjykata Fitim Alla, i akuzuari për plagosjen e shefit të krimeve të Komisariatit të Policisë së Matit, Musa Skura. Me këtë pretendim avokatja Kristina Marku, ka kërkuar masë më të lehtë sigurie gjyqtarit të Krimeve të Rënda.

Alibija e Allës dhe pretendimet e avokates nuk e kanë bindur gjyqtarin, i cili ka caktuar burg pa afat për vrasje të mbetur në tentativë në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje për Allën.

Burrg pa afat është edhe për dy të arrestuarit e tjerë, Edison Lleshi dhe Vilson Milkurti, por me akuzën e mbajtjes së municioneve luftarake në sasira të mëdha. 

Avokati Petraq Semani kërkoi moskompetencë të gjykatës së Krimeve të Rënda për shkak të akuzës, ndërsa kërkoi lehtësi në masën e arrestit për shkak të moshës së mitur të dy të arrestuarve. 

Komisar Musa Skura u plagos gjatë operacionit për goditjen e një shitblerje të municioneve. Gjendja e oficerit të plagosur ishte mjaft e rëndë, ndaj ai u dërgua me avion sanitar në një klinikë të specializuar në Itali.

Sipas burimeve, oficeri ndodhet ende në gjendje koma në spital. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›