E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet selia e partisë G99

TIRANë- Mesditën e sotmë është vjedhur selia e Partisë G99, e drejtuar nga Erjon Veliaj. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, pas denoncimit që G99 bëri sot në polici.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në godinë dhe kanë vjedhur 2 kompjutera laptop. Pas denoncimit policia ka nisur menjëherë hetimet, por ende nuk bëhen të ditur shkaqet e kësaj ngjarjeje, po ashtu dhe autorët e mundshëm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›