E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Po punojmë për të afruar zgjedhjet

Opozita nuk eshte terhequr nga zgjedhjet e parakohshme nenvizoi kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate bashkëbisedimit me gazetaret. Transparenca e zgjedhjeve, megjithatë tha ai eshte nje qellim i pandryshueshem. Rama u shpreh pozitiv per respektimin e 2 rezolutave te miratuara ne asamblene kombetare dhe ne kongres ku zgjedhjet e parakohshme jane nje objektiv i qarte. “Pa as më të voglin dyshim që ne nuk jemi tërhequr, përkundrazi, po punojmë përditë për të afruar zgjedhjet në Shqipëri” tha Rama.

Pas hapjes se kutive tha Rama eshte i domosdoshem denimi i komisionereve te korruptuar, per te shmangur manipulimet ne zgjedhjet e ardhshme. “Që nga komisioneri në fshatin më të largët deri ek kryekomisioneri në Tiranë do të jenë të vetëdijshëm se për çdo sjellje që nuk është në konformitet me ligjin mund të përballen me ligjin” tha Rama.

Vendimi i gjykates kushtetuese nuk bie ndesh me hetimin parlamentar tha kryesocialisti, sipas te cilit arsyetimi i mazhorances bie ndesh me kushtetuten. “Unë nuk mund ta kufizoj të drejtën tuaj për të ngrënë karremin e pushtetit sa herë pushteti e hedh karremin, domethënë çdo ditë. Fakti është se ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast të vetëm gjatë afishimit të qëndrimit tonë pretendimin për të hetuar ndonjë vendim gjykate dhe qysh në krye të herës ne e kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve përderisa kemi njohur faktin që me parlamentin e Shqipërisë do të kemi një marrëdhënie të kushtëzuar nga kjo transparencë” tha Rama.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›