Vasili në Korcë: Problem delikat etika e mjekëve
KORCE- Ministri i Shëndetësisë Petit Vasili ka qenë i pranishëm në Korcë gjatë analizës vjetore të shëndetësisë. Nga ky qytet, përvec vlerësimit mbi parametrat e punës në spitale kreu i Shëndetësisë ka folur dhe mbi etikën e mjekëve ndaj pacientëve, që është bërë shpesh shkak i problemeve të ndodhura në këtë spital.
“Një problem shumë delikat është problemi, i lënë pas dorë përgjithësisht, raporti etik midis pacientit e familjarëve dhe mjekëve dhe infermjerëve. është vendi për ta thënë edhe për arsye të numrit të incidenteve që kemi patur në Korcë në të kaluarën. E kam thënë dhe do ta mbaj këtë premtim sikurse e kam mbajtur dhë në vende të tjera , edhe në QSUT, fjala e pacientit dhe qytetarit mbizotëron mbi tuajin për cështjet e etikës. Për cështjet e diagnozës dhe asaj se si do të trajtohet i sëmuri nga ana mjekësore mbizotëron fjala e mjekut, pra ky raport është i padiskutueshëm” u shpreh Ministri i Shëndetëisë.
Vasili ndër të tjera është shprehur se shëndetin publik e pret një front i ri pune pasi sistemi i gjobave vetëm brenda pak javëve shndërrihet në një titull ekzekutiv, pasi kjo do të jetë një provë shumë e madhe e shëndetit publik për eficencën e tij.
Përsa i përket kuadrit të punës, ai është ndalur tek riaktivizimi i stafit mjekësor, cka do të thotë konsulta të zgjeruara kur pacienti do të dërgohet në spitale të tjera vetëm me vendim të stafit mjekësor.
(e.n/News24/BalkanWeb)