Vidhen zyrat e lëvizjes G99 në Tiranë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur zyrat e lëvizjes G99 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Ndërkohë kreu i G99-ës Erion Veliaj në një prononcim për "Ora News" ka deklaruar se janë vjedhur dy laptopët me informacione të vlefshme ndërkohë që grabitësit nuk kanë marrë asgjë tjetër. Sipas tij kjo vjedhje ka ndodhur kur anëtarët e kësaj lëvizjeje kanë qënë në pushimin e drekës dhe sipas tij kanë qënë mjaf të informuar pasi kanë ndjekur me vëmendje lëvizjet nëpër zyra. Gjithashtu Veliaj theksoi se ka pasur kontakt me drejtorin e policisë së Tiranës në lidhje me vjedhjen dhe ai është treguar mjaft i gatshëm për të identifikuar dhe kapjen e autorëve.