E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: GJND-jabekoi pavarësinëe Kosovës

PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka vlerësuar si të bekuar ditën e enjte, pak çaste pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinion pozitiv lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai ftoi vendet që deri sot kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta marrin këtë vendim, i cili sipas tij vetëm sa do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.
Presidenti Sejdiu tha se GJND-ja dha opinion pozitiv për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe bekoi institucionet e Kosovës.

“Ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qënë në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe lirinë e popullit për vetëvendosje”.

Sejdiu tha se mendimi këshillëdhënës i GJND-së i hoqi dilemat edhe të vendeve që nuk e kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovën dhe u bëri thirrje që tash e tutje të mos hezitojnë. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi sot se Kosova nuk paraqet precedent, por njeh të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, për të jetuar i lirë dhe i pavarur”

Sejdiu tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar të jetë partner paqeje, e përkushtuar për zbatuar planin gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit dhe Kushtetutën e saj. Presidenti i Kosovës e ka ftuar Serbinë që të ndryshoj politikën fqinjësore dhe t’i bashkëngjitet vizionit të vendeve të rajonit për integrim në strukturat euroatlantike. Ai tha se vizioni i vetëm Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sejdiu tha se Republika e Kosovës shpreh falënderim për vendet që e kanë mbështetur në rrugën e saj drejtë lirisë dhe pavarësisë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet anëtare të Bashkimit evropian dhe të gjitha vendet demokratike të botës.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›