E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, protestojnë banorët kundër OSSH-së

Sipas banorëve të lagje “Shënkoll” dhe "Haxhias” në këtë qytet, rrjeti i energjisë elektrike ka probleme të shumta dhe se tensioni është tejet i ulët.

Gjithashtu, banorët shprehin shqetësim për parregullsitë me faturat e energjisë elektrike. Ata kanë nënshkruar një peticion drejtuar OSSH-së, ku theksojnë se “tensioni i ulët i energjisë elektrike 110 volt nga 140 volt, ka djegur me dhjetëra pajisje elektro-shtëpiake në banesat e tyre dhe OSSH duhet të bëjë dëmshpërblimet përkatëse për abonentët familjarë".

Ata paralajmëruar se protesta do të përshkallëzohet nëse nuk do të ketë një zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›