E Diel, 1 Nëntor 2026

9 trafikantë droge pritet të dalin së shpejti në gjyq

Prokuroria tashmë ka mbyllur dosjen, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë shqyrtimin e saj.

Fatbardh Kapllanaj, Marenglen Halka, Pilo Zanaj, Daniel Likaj, Artur Demaj, Arben Paluka, Bledar Xhufi, Sandër Likaj, Stefan Zoto, janë shtetasit e akuzuar për Trafik narkotikësh" në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u para disa muajsh pas një operacioni të shtrirë në tre shtete, Shqipëri, Italia dhe Greqi. Sipas prokurorisë, këta shtetas janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali në vitet 2005-2006.

Të pandehurit dyshohet se janë përgjegjës në transportimin me mjete lundruese nga Shqipëria në Itali të disa ngarkesave me lëndë narkotike, prej te cilave edhe trafikimin e një sasie prej 351 kg drogë, e bllokuar në janar të 2006 në një qytet të Italisë.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në fund të vitit 2009, pasi Policia Italiane solli çështjen me materialet hetimore ndaj tyre në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›