E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroportet europiane nesër rinisin fluturimet

BRUKSEL- Ministrat e Transporteve të vendeve të BE kanë arritur gjatë kësaj mbledhjeje një marrëveshje për hapjen e korridoreve dhe hapësirave ajrore “të sigurta”, për të mundësuar ngritjen e avionëve, duke nisur nga ora 8:00 e mëngjesit të së martës.

Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha kompanive që menaxhojnë aeroportet ndërkombëtare.

Nga ora 08:00 e mëngjesit të nesërm do të rinisin fluturimet ajrore në Europë. Lajmi u konfirmua nga komisioneri i BE për transportet Sim Kallas. Fluturimet, pas një marrëveshje për hapjen e korridoreve dhe hapësirave ajrore “të sigurta”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›