Viti elektoral, FMN pret ftesen e qeverise
Marreveshja per nje monitorim te rrepte te treguesve makroekonomike te vendit nga Fondi Monetar Nderkombetar perfundon ne janar te vitit 2009, nderkohe qe duket se, Shqiperia nuk do te kerkoje shtyrjen e marreveshjes aktuale me Fondin. Ne nje kohe turbullirash ne tregjet financiare boterore dhe gjendjes ne nje vit elektoral FMN ka shprehur gatishmerine per te monitoruar zhvillimet ne ekonomine shqiptare edhe ne vitin 2009. Deklaraten e ka bere dje shefi i Misionit te Fondit Monetar Nderkombetar, Gerwin Bell, i cili u shpreh se, "kjo eshte nje ceshtje per autoritetet shqiptare per te vendosur. Nuk i detyrojme ne qeverite te kene programe me ne, por vende te ndryshme e kane bere kete ne vite elektorale". Zyrtari i Fondit tha se, ka pasur raste kur eshte kerkuar zgjatja e marreveshjeve, por deri tani autoritetet shqiptare nuk e kane bere nje gje te tille". Nderkohe qe ministri Bode e ka dhene qendrimin e Qeverise ne lidhje me vazhdimesine e bashkepunimit me Fondin. "Qeveria ka treguar se eshte e afte te menaxhoje situata edhe me komplekse se, zgjedhjet dhe te tregoje aftesi per te perballuar me sukses keto zhvillime" tha Ministri i Financave duke i prere udhe keshtu nje bashkepunimi si deri tani me FMN. Stadi i bashkepunimit me Fondin pritet te ndryshoje ne nje vit delikat si ne zhvillimet ne arenen nderkombetare dhe ate te brendshme. Per shkak se ende nuk dihen se, cilat do te jene pasojat e trazirave ne tregjet e huaja financiere ne ekonomine vendase. Gjithashtu zhvillimet e brendshme do te pasohen me nje vit elektoral ne 2009, ku zmadhimi i deficitit buxhetor dhe rritja e inflacionit jane me shume te pranishme. Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim do te jete me e zbehte per shkak te integrimit te vendit tone drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ne fund te ketij viti Shqiperia mbyll marreveshjen miske PRGF/ EFF (kryesisht program per zbutjen e varferise) per te hyre ne nje faze te re marredheniesh me FMN.
Bashkepunimi
Autoritetet vendase te financave kane pohuar se, marreveshja e ardhshme me FMN parashikon nje supervizim me te lehte te treguesve ekonomike, nderkohe qe Shqiperia do te monitorohet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Kontrata
"Kontrata" me Fondin do te do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit te Bashkimin Evropian. Deri me tani marreveshja e FMN me Qeverine Shqiptare eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore.