Tiranë, i riu i plagosur në “SiriKodra” humbi jetën në spital
TIRANË - Humbi jetën në ambientet e Spitalit Ushtarak 22 vjeçari Erjon Lita i cili u plagos nga dy persona pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në rrugën "Siri Kodra". 22 vjeçari nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra me thikë dhe humbi jetën disa orë pas ngjarjes në spital.
Disa orë pas ngjarjes policia e Tiranës bëri me dije se arrestoi dy prej autorëve të vrasjes, Sherif Lata 52 vjeç, dhe Besard Lata 27 vjeç dhe shpalli në kërkim Sebastjan Latën 23 vjeç.
Erjon Lita u plagos pas një sherri për motive te dobëta, 22 vjeçari nga Burreli ishte thirrur nga dy persona për t’u sqaruar për një zënkë të mëparshme dhe aty e kanë qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.
Dy autorët e krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me anë të një automjeti më targa të huaja, disa orë më vonë u arrestuan 2 autorë, 1 në kërkim.
Lajmi fillimisht u publikua në orën 18:25 dhe më pas u përditësua në orën 23:50, të 17 janarit. Përditësimi i fundit në orën 07:30 të 18 janarit.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/b.m/Shqiptarja.com)