Tirane identifikohen vrasesit e Trashanit

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Aurora Trashani.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave personi i arrestuar është shtetasi Abedin Mulaj, 47 vjec.
Burimet deklarojnë se agjentët që po merren me cështjen në fjalë kanë identifikuar edhe autorin material të vrasjes, i cili është shpallur në kërkim.
Për arsye hetimore, saktësojnë burimet, identiteti i autorit të krimit nuk mund të bëhet publik.
Aurora Trashani u gjet e vrarë dhe e djegur në banesën ku jetonte, pranë zonës së Zogut të Zi, në Tiranë.