E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, identifikohet viktima e djegur tek Liqeni

Trupi i pajetë i gjetur i djegur në zonën e liqenit në Tiranë, është i shtetasit Urim Trosti. Viktima 21-vjeç u gjet i djegur mesditën e sotme, nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas policisë trupi i pajetë i Trostit, është gjetur i djegur pranë një makine. Dyshohet se djegia e tij mund të ketë qenë aksidentale dhe ngjarja ka ndodhur në orët e natës.
 

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit ku po i kryehen edhe ekzaminimet mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 20-vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›