E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penguan zgjedhjet, jepet masa e sigurisë për 5 të ndaluarit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 5 të ndalurit të cilët akuzohen për prishjen e zgjedhjeve në komunën Shalë.
 

Kështu gjykata ka dënuar me 10 ditë burg Petrit Colin, Pëllumb Mollzatin dhe Mirash Rrethatorin ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të ndaluarit e tjerë dhe përkatësisht për Prek Kodrën dhe Kol Gjergjin.
 

Të 5 të ndaluarit akuzohen se kanë penguar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në komunën Shalë të Shkodrës në datën 31 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›