Silogjet vorio-epiriote duan bust në Himarë

Ideja për të vendosur bustin u diskutua mes krerëve të silogjeve vorio-epiriote, në një takimn që ata zhvilluan para pak ditësh në Janinë, ku i pranishëm ishte edhe Nikola Geixh.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi sfidat e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Aty pati kritika për kryetarin e Omonias, ish-kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano, për shpërdorim të pronave të himarjotëve, shkruan sot një nga të përditshmet e Tiranës.
Katër të rinj nga qyteti i Vlorës u grindën për motive të dobëta me Aristotel Gumën, më 12 gusht të vitit të kaluar, i cili më pas u përplas me makinën e të rinjve ku humbi edhe jetën.
Ekspertët e pavarur vërtetuan se vdekja e 37-vjeçarit me kombësi greke erdhi si pasojë e një sherri banal dhe nuk kishte asnjë lidhje me identitetin e tij.
Kjo ngjarje shkaktoi reagime të forta vitin e kaluar dhe për herë të parë reagoi dhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Hirësia e Tij Janullatos.
Në anën tjetër, Athina zyrtare tha se “këto veprime kriminale janë të papranueshme dhe kanë për qëllim nxitjen e tensioneve etnike me pasoja të paparashikueshme që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë.” /Start/
2011-08-03 12:36