Berisha Mbeshtesim Kosoven ne kontrollin e plote
Kryeministri Sali Berisha foli sot në mbledhjen e qeverisë për takimin e zhvilluar pak ditë më parë me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij në fokus të bisedës ka qenë situata e krijuar në veri në vendit. Duke dënuar serbët për situatën e krijuar, Kryeministri ka konfirmuar mbështetjen e qeverisë shqiptare për atë Kosovës, në kontrollin e plotë të kufijve. “Qeveria e Kosovës ndërhyri në të drejtën e saj. Në Bruksel u ra dakord për vulat e doganës. Falangat serbe qëlluan mbi forcat e KFOR. Mbështesim Kosovën në kontrollin e plotë”, ka deklaruar Kryeministri Berisha.
Berisha tha ndër të tjera se Kosova dhe Serbia të futen në dialog. Ai ka vlerësoj cilësimin e Tadiç ndaj kriminelëve dhe shtoi se Serbia e Kosova duhet të luftojnë bashkë kontrabandën.
Berisha tha se reciprociteti u aplikua pas kaloi çdo limit dhe se Shqipëria do rrisë kontributin ndaj KFOR.