E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, strategji per ruajtjen e votese zgjerim koalicioni ne zgjedhje



Ruajtja e votave, zgjerimi i koalicionit opozitar si dhe identifikimi i zgjedhesve perbejne objektivat kryesore te strategjise se Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sekretari Organizativ i selise roze, Blendi Klosi, zbuloi dje pikat kyce te strategjise qe PS do te ndjeke per zgjedhjet e 2013-es. "Te gjithe funksionaret e larte te partise, jane te ngarkuar dhe jane mire orientuar dhe strukturuar, per te pasur mundesi qe ne cdo kontakt me qytetaret te shpalosin mire arsyet perse njerezit duhet te votojne programin "Per nje rilindje shqiptare"", - u shpreh Klosi. Sipas tij, socialistet kane per te bere nje pune te madhe per te bere ne terren per te evidentuar zgjedhesit shqiptare. "Rezultatet e para kane dale dhe shifrat jane te frikshme e per kete PS duhet te beje nje pune shume te madhe. Kemi shume pune per te zbutur informalitetin e madh ne infrastrukturen zgjedhore", - shtoi socialisti. Kur na ndajne edhe tete muaj nga zgjedhjet parlamentare, Klosi shtoi se po planifikohet nga strukturat drejtuese socialiste, angazhimi ne nje aksion intensiv antiqeveritar i drejtuesve, deputeteve si dhe figurave emblematike te kesaj partie te grupuar ne Keshillin e te Urteve. Sigurisht nje nga objektivat kryesore te strategjise se PS-se per zgjedhjet e ardhshme dhe shqetesimi paresor mbetet menaxhimi i votes diten e zgjedhjeve. "Mendoj qe Kodi i ri Zgjedhor na ka dhene me shume hapesira. Me kete Kod Zgjedhor, perfaqesuesit e Partise Socialiste kane me shume me teper hapesira per te marre informacion. Gjithe kjo lufte shkon ne nje gje qe duhet te ishte detyra kryesore e shtetit, te japi informacion forcave politike per te shkuar ne kete gare. Ne kete informacion e morem me nje lufte shume te madhe dhe tani kemi detyren te zbatojme strategjine tone, qe eshte puna", - shtoi deputeti socialist. Pjese e strategjise elektorale te PS-se, sipas Klosit sigurisht eshte edhe marredhenia me aleatet ne opozite si dhe perpjekjet per aleanca te reja. Ai rrefeu se synimi i selise roze, eshte rreshtimi ne koalicion me Partine Socialiste i sa me shume partive politike, qofshin keto sipas Klosit edhe me program te djathte, sic eshte edhe FRD-ja e drejtuar nga ish presidenti Bamir Topi. Ne kete kuader, pritet qe ne te ardhmen te kete diskutime me konkrete ne lidhje me aleancat e PS-se per zbatimin e strategjise se saj per zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›