E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, një 17-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh

KORCË- Zhduket një 17-vjeçar nga komuniteti rom. Mësohet se Ilir Nazifi ishte kthyer nga Greqia bashkë me prindërit, ndërsa sipas policisë ai rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Policia bën me dije se i riu ishte nisur për të punuar në fshatin Pulahe dhe prej aty ka humbur gjurmët.

Mësohet gjithashtu se ai i kishte thënë dikujt se do të nisej për në Vlorë. Ndërkaq hetimet e policisë vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›