Tiranë, kamarjeri vret me thikë pronarin e lokalit
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Pas një grindjeje banale, kamarjeri i lokalit ka goditur me thikë punëdhënësin e tij duke e lënë të vdekur në vend.
TIRANE- Pronari i një lokali në afërsi të Aeroportit të Rinasit ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me thikë nga kamarjeri që kishte punësuar në biznesin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda ambjenteve të lokalit , ndërkohë që policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje banale. Mësohet se viktima është 60 vjecari, Sherif Memoci ndërsa autori i vrasjes është Ibrahim Cengu, 25 vjec.
Pasi ka qëlluar disa herë me thikë punëdhënsin e tij, Cengu është larguar menjëherë nga lokali. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërkohë që është vënë në ndjekjë të autorit i cili është larguar në drejtim të paditur. (e.n/BalkanWeb)