E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari kërkohet për vrasje, arrestohet në Itali

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim. 47 vjecari së bashku me 2 bashkëatdhetarë kanë vrarë një tjetër shqiptar, i cili dyshohej se ishte autor i vrasjes së vëllait të njërit prej tyre 

SIENA- Një emigrant shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpoli është arrestuar në Siena të Italisë. 47 vjecari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi gjykata e Shkallës së Parë e Beratit kishte firmosur urdhërarret në ngarkim të tij. Ai akuzohet për vrasje me paramendin. Sipas medias italiane, 47 vjecari së bashku me 2 bashkëatdhetarë kanë vrarë një tjetër shqiptar, i cili dyshohej se ishte autor i vrasjes së vëllait të njërit prej tyre. Personi i shpallur në kërkim nga interpoli shqiptar është arrestuar nga policia italiane në një stacion hekurudhor në qytetin e vogël italian, Valdelsana. Media italiane bën të ditur se 47 vjecari do të qëndrojë i arrestuar në pritje të kërkesës për ekstradim nga pala shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›