E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 1.2 kilogramë heroinë, 2 në pranga

Sipas burimeve zyrtare nga policia, lënda narkotike ishte destinuar të shpërndahej në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e fushës së Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakë, Kamzë si dhe në zonën e ish-Bllokut.

Operacioni i koduar “Braka” është realizuar mesditën e sotme në rrugën dytësore të hyrjes së autostradës Tiranë - Durrës. Të arrestuarit janë Besnik Hasan Mitrovica, 27 vjeç, dhe Lorenc Agim Taranai, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë.

“Në sajë të një hetimi intensiv dy mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarjeje me shumicë dhe trafikimi në Tiranë, lënde e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip ‘Golf’ me targa të huaja, si dhe shuma e parave prej 19 mijë eurosh që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, bën të ditur njoftimi për shtyp i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-24 16:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›