Minatorët sërish në pritje: E enjtja, afati i fundit

Ashtu si edhe dy ditët e shkuara, minatorët i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit ambienteve të firmës për të zhvilluar protestën e tyre.
Ata kanë qenë të shoqëruar nga kreu i Sindikatës së Minatorëve, Taf Koleci, ndërkohë që kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, mësohet se ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Punës, detajet e të cilit nuk janë dhënë.
Minatorët kanë qëndruar deri në orën 15:00 në ambientet e “ACR”-së duke pritur një reagim nga kompania, administratori i së cilës u kthye një ditë më parë në Austri.
Ata kanë deklaruar se do të presin deri në orën 14:00 të ditës së enjte për një marrëveshje ku të pranohen kërkesat e tyre dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të rinisë greva e urisë.
Minatorët mbeten të vendosur në kërkesat e tyre për investime në minierën e Bulqizës.
/Start/E. B/
2011-08-24 17:47