E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapen 150 kg drogë, vinte nga Kruja

TIRANE-Një sasi prej 150 kg marijuanë janë sekuestruar pranë Rinasit mesnatën e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia e Tiranës bën të ditur se droga është sekuestruar në 3 makina të cilat vinin nga Kruja drejt Tiranës. Gjashtë persona janë vënë në pranga, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Altin, Arjan e Gëzim Saka, Muharrem Zalla, nga Thumana e Krujës, Oliger Musta, nga Kruja, dhe Klodian Lami nga Tirana . Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe tre makinat ku u gjet lënda narkotike.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›