E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 150 kg marijuanë, 6 të arrestuar

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe 6 persona.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është pranë aeroportit të Rinasit ndërsa mësohet se droga është gjetur e fshehur në një makinë.
 

Nuk dihen ende detaje të tjera të operacionit apo identiteti i të arrestuareve ndërkohë që pritet që policia të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë informacione.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›