Interi rrezikon disfatën, Milani rikthehet i madh
TIRANE-Interi ka konfirmuar edhe njëherë krizën e tij, në një ndeshje tejet të dobët të zhvilluar mbrëmë në Bergamo, përballë Atalantës. Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj një skuadre që vjen nga kategoria e dytë, por për më tepër, në minutën e fundit kanë rrezikuar edhe disfatën në rast se German Denis do të ishte treguar i saktë nga pika e penalltisë. Takimi i mbrëmshëm ka treguar edhe njëherë se Interi i këtij viti është kthyer në një ekip të dorës së dytë. Asnjë aksion i rrjedhshëm, asnjë moment emocionues nga ata që dy vjet më parë fitonin në Madrid Champions League. Skuadra e Klaudio Ranierit ka kaluar e para në avantazh me anë të Uesli Shnajder, me një goditje të devijuar që përfundoi në rrjetë, ndërsa në minutën e parafundit të pjesës së parë, Denis ka barazuar gjithçka. Më tej, dominues në fushë kanë qenë bergamaskët. Ranieri ka nxjerrë nga loja edhe Uesli Shnajder, duke bërë që ekipi të vuajë jo pak në organizimin e lojës. Në minutën e 89-të, Kristian Kivu ka shkaktuar një penallti naive, por Denis ka gabuar përballë Kastelacit, duke goditur mjaft lehtë në qendër. Gjithsesi, në fraksionin e dytë për t'u shënuar vetëm një goditje me trup e Militos, që me portën e boshatisur, e ka dërguar topin lart.
Milani
Tre gola të Noçerinos dhe një i Zllatan Ibrahimoviç i kanë dhënë triumfin e radhës Milanit, që tashmë e sheh veten vetëm dy pikë larg kreut. Kuqezinjtë nuk kanë falur përballë Parmës, duke fituar 4-1 dhe duke konfirmuar formën e tyre mjaft të mirë. Noçerino realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Ibra e çoi takimin në 3-0 në minutën e 73-të. Pesë minuta më vonë Xhovinko shënoi golin e nderit për Parmën, pasi në fund Noçerino realizoi edhe njëherë tjetër. Për Milanin, 8 gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit.
Sfidat
Në takimet e tjera të luajtura mbrëmë, ajo që spikat është shenja "X". Kështu, Novara ka barazuar 1-1 me Sienën, ndërsa me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe takimi Lacio-Katania. Skuadra romane kaloi në avantazh me Klosen në pjesën e parë, ndërsa 18 minuta nga fillimi i së dytës ishte Bergezio që barazoi gjithçka. Barazim 1-1 edhe në sfidën Çezena-Kaljari, me miqtë që shënuan të parët me Nene me penallti dhe vendasit që barazuan me Kandrevën, po me penallti. Një fitore të madhe në takimet e mbrëmshme ka arritur Bolonja, e cila mposhti 1-0 Kievon në transfertë, falë një goli të shënuar nga Akuafreska në fillimin e pjesës së dytë. Ndërkohë, në "Marassi", Xhenoa ka triumfuar 2-1 ndaj Romës. Jankoviç shënoi në pjesën e parë për kuqeblutë, ndërsa 8 minuta para fundit barazoi Borini. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Kuçka shënoi për Xhenoan.
(d.b/BalkanWeb)