Marrëveshja e BE, Papandreu: Një ditë e re lindi për Greqinë
ATHINE- Menjëherë pas përfundimit të negociatave të gjata e të vështira në Bruksel, kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi se "një ditë e re po lind për Greqinë, dhe shpresoj të jetë me e mirë sesa ato që kemi kaluar". Ai theksoi se marrëveshja është arritje e të gjithë grekëve.
"Greqia mund të mbyllë tani llogaritë me të kaluarën, për të shkuar në një epokë të zhvillimit, bazuar në forcat tona. Me këtë marrëveshje hiqen barrat për popullin grek, të cilat janë tani përgjegjësi e bankave”, tha Papandreu. Kryeministri grek e përshkroi marrëveshjen si "më të mirë" sesa ajo e 21 Korrikut, por vërejti se edhe ajo ka të metat e saj.
Kryeministri sugjeroi nevojën për konsensus brenda vendit duke pranuar se mund të ketë mospajtime, por tani ato duhet të ndalojnë. Në një raport tjetër, Kryeministri komentoi në mënyrë indirekte në mbikëqyrjen e përhershme të vendit, duke thënë se kompanitë dhe huadhënësit mund të ndihmojë, por u takon grekëve të marrin vendimet dhe përgjegjësinë për zhvillimin.
Lidhur me mundësinë e masave të tjera për shkak të marrëveshjes së re, Papandreu tha se lehtësimi i borxheve lejon për të mos folur për masa të reja rënduese për ekonominë dhe për çdo familje greke.
Lidhur me protestat e qytetarëve grekë, kryeministri theksoi se është koha që indinjata të kthehet në energji krijuese për të ndryshuar vendin për brezat e ardhshëm.
(Anila Jole/BalkanWeb)