E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle përgatit korrespondencën për Shkupin

Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle është duke përgatitur përgjigjet për të gjitha letrat e pranuara nga institucione dhe organizata të ndryshme nga Maqedonia.

Një numër i madh i organizatash joqeveritare, kulturore, arsimore dhe sportive i kanë shkruar letra eurokomisionerit Fyle, ku është shprehur shqetësimi dhe reagimi i tyre lidhur me raportin e progresit të KE-së, i cili nuk ka përfshirë mbiemrin “maqedonas”.

Reagimet ishin se me mospërdorimin e emërtimit “maqedonas”, KE ofendon dhe diskriminon identitetin dhe vlerat trashëgimore të popullit maqedonas. Nga zyra e eurokomisionerit Fyle theksojnë se do të sqarohet sërish pozicioni i KE-së lidhur me këtë çështje, që sipas tyre edhe më parë është e sqaruar. Kjo çështje është komentuar dhe ka nxitur debate të brendshme politike në Maqedoni, derisa në Bruksel nuk ka pasur komente.

Ndërkohë, reagimeve sot i është bashkangjitur edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) e cila ka shprehur reagimin e saj kundër eurokomisionerit Fyle, lidhur me mospërdorimin e mbiemrit “maqedonas”. Komisioni Europian u rreshtua kundër fakteve, duke mohuar trashëgiminë shekullore të popullit maqedonas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›