Tiranë, kapen 40 kg marijuanë, në pranga një person

40 kg lëndë narkotike jane sekuestruar sot nga sherbimet antidrogë të policisë të Tiranës, ndërsa kanë prangosur një person, si korrierë të drogës.
Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se 40 kg marijuanë janë kapur në Vaqarr, duke vënë në pranga një person, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kjo për arsye hetimi.
Ky shtetas do të akuzohet për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike, ndërsa po hetohet për implikimin e personave të tjerë në këtë trafik, gjetjen e vendit të furnizimit të drogës dhe destinacioni perfundimtar i lëndës narkotike.