Vlorë, pranga 36-vjeçarit, tenton të vrasë për çështje pronësie

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e një 36-vjeçari, ndërsa ka tentuar të vrasë me armë zjarri për çështje pronësie, duke e plagosur shtetasin Ilir Hodaj.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Aleksandër Dulaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka rezultuar se më datë 19.12.2010, në lagjen "29 Nëntori", pas një konflikti për çështje pronësie, së bashku me shtetasin Ilir Aliaj dhe shtetasin Florian Aliaj, ka tentuar të vrasin me armë zjarri, duke e plagosur rëndë shtetasin Ilir Hodaj.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një prej armëve të kryerjes së krimit, konkretisht një armë zjarri tip pistoletë TT mod 54 dhe disa gëzhoja.
Nga policia Vlorë u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale do ti reforohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale" Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, e kryer në kushtet e bashkëpunimit si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".