E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane kapen 6 shperndares me 44 kg marijuane

TIRANE-Plot 44 kilograme marijuane dhe 6 persona u vune sot ne pranga ne nje operacion anti droge te Policise se Tiranes.

Burime nga Drejtoria e Policise se Tiranes bene te ditur se gjate oreve te para te mengjesit u arrestuan 6 shperndares droge. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 44 kilograme marijuane e pergatitur per treg.
Policia tha se gjashte personat hetoheshin prej disa muajsh ndersa bashkepunetor i tyre dyshohet se eshte edhe nje person i shtate i cili u shpall ne kerkim.

Policia nuk ka bere te ditur ende emrat e te arrestuarve.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›