E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen dy të rinj me armë dhe me drogë

Kapen drogë dhe armë, policia arreston një person për shpërndarje kokaine dhe merr në ndjekje penale për shitje marijuane një person tjetër. Sokol Marku, 24 vjeç, banues në kryeqytet, u ndalua të martën në mbrëmje, nga zyra e hetimit të Antidrogës, pasi gjatë një kontrolli të kryer ndaj tij në mjetin me të cilin udhëtonte, në rrugën 5 Maji, policia i gjeti dhe i bllokoi një sasi pluhuri e ngjashme me kokanën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip Ford Fiesta, me targa DD 985 PL, iu gjet një qese transparente me lënde pluhuri të bardhë, me karakteristikë si ajo e lëndës narkotike e llojit Kokainë. Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet edhe një sasi tjetër me lënde pluhuri të bardhë, me karakteristikë si ajo e lëndës narkotike e llojit kokainë,-  thanë për Shekullin, burime zyrtare të Policisë.

Sipas tyre, në cilësinë e provës materiale hetuesit bllokuan, 12 gramë lënde pluhuri të bardhë, e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një automjet Ford Fiesta, një armë gjahu me 190 fishekë si dhe një telefon celular. Ndërkaq po mbrëmjen e të martës, policia shoqëroi në ambientet e saj, K. Allgjatën, 19 vjeç, banues Shkozë, pasi rreth orës 23.30, në rrugën Zonja Çurre, u kap në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit nr.1, pasi gjatë kontrollit të kryer iu gjet me vete 1 qese, me 1.1 gram me gjithë amballazh bimë narkotike e llojit marijuane. Të dy personat sipas burimeve të policisë, akuzohen për  shitje dhe shpërndarje lënde narkotike. /D.Biçaku/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›