Gjenevë, Rusia dhe Gjeorgjia bisedojnë për sigurinë

Përfaqësues të Rusisë dhe Gjeorgjisë takohen sot për një raund të ri bisedimesh për sigurinë.
Ky është raundi i 16 i takimeve nga viti 2008, i cili bëhet një ditë pasi Gjeorgjia tha se e ka zbuluar një përpjekje për të sulmuar me bombë zyrën e NATO-s në kryeqytetin Tbilisi, i cili ishte urdhëruar nga Rusia. Sipas autoriteteve gjeorgjiane ky ishte sulmi i dytë i zbuluar gjatë disa javëve të kaluara.
Bisedimet e ndërmjetësuara naga BE, OKB dhe OSBE, kanë për qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të ri eventual të dhunës lidhur me rajonet Osetia Jugore dhe Abhazia, të cilat Rusia i ka pranuar si shtete të pavarura, pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008.