E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku i Liqenit te Tiranes, nis projekti i transformimit

Sipas Ramës, Parku i Liqenit do të jetë një hapësirë e madhe brenda kryeqytetit, e cila do të vihet në funksion të të gjithë atyre personave që duan një hapësirë pa makina në të cilën të ecet lirisht 

TIRANE-Ka nisur dje, projekti për transformimin rrënjë sorë të Parkut të Liqenit Artificial. Rivitalizimi i Parkut të Madh të Tiranës shihet si një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës, ku synohet një transformim rrënjësor nga pikëpamja cilësore, ekologjike, e mjedisore e kësaj arterie të kryeqytetit. Sipas Ramës, Parku i Liqenit do të jetë një hapësirë e madhe brenda kryeqytetit, e cila do të vihet në funksion të të gjithë atyre personave që duan një hapësirë pa makina në të cilën të ecet lirisht. Ndërsa, në një fazë më të vonë, parashikohet ndërhyrja në liqen për pastrimin e ujit si dhe krijimi i plazhit urban ku ndodhet diga e liqenit. Faza e parë e këtij projekti ka nisur me mbjelljen e 500 rrënjë pemëve, ku sipas kryebashkiakut Edi Rama, në javët në vijim do të bëhet e mundur mbjellja e 2.000 pemëve të tjera.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›