E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane kapet i kerkuar nga drejtesia italiane Sokol Imami

Një person i dënuar me 24 vjet e gjysmë nga drejtësia italiane është arrestuar nga skuadra e operacioneve speciale dhe kërkimit e drejtorisë së policisë së Tiranës, në orët e paradites. 

Ndërkaq po nga skuadra e operacioneve speciale është realizuar goditje e një rrjeti të prostitucionit në kryeqytet duke çuar në pranga 5 persona, çështje e hetuar nga skuadra antitrafik. 

Operacioni u ndërmor për goditjen e një rrjeti të trafikut dhe shfrytëzimit të prostitucionit, ku mes të arrestuarve është edhe 17-vjeçarja Sabina B.

Qemal Hyka, Elton Haka dhe Astrit Preni, sipas policisë dyshohen se kanë ndërmjetësuar me qëllim shfrytëzimi për prostitucion për 4 femra. 

Policia raportoi se ka sekuestruar 1.5 milionë lekë, 20 euro si edhe makina e celularë të të arrestuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›