Krimi i organizuar Rama takohet me Medenicen

Krimi i organizuar midis dy vendeve Shqiperi - Mal i Zi ka qene objekti i takimit midis dy perfaqesuesve te ligjit. Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama zhvilloi dje nje takim me presidenten e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica. Ne kete takimi mori pjese edhe kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Rama beri nje pasqyre te punes se prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Ne takim u fol per ceshtje te krimit te organizuar dhe trafiqeve per vete faktin se Shqiperia dhe Mali i Zi jane vende fqinje dhe objekti i drejtesise ndaj ketyre fenomeneve te krimit eshte i ngjashem ne te dy anet e kufirit. Ne kete kuader te dyja palet duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem midis institucioneve te drejtesise se te dyja vendeve theksuan rritjen e angazhimit te metejshem shkembimin e informacioneve dhe bashkerendimin me te gjere ne punen e tyre. Medenica e cila perpara postit te presidentes se Gjykates se Larte ka pasur detyren e kryeprokurores se Pergjithshme te Malit te Zi u shpreh se e njeh problematiken e punes se organeve te drejtesise ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe u angazhua qe te jape kontributin e saj ne rritjen e bashkepunimit per nje efikasitet me te madh te luftes ndaj ketyre fenomeneve.