E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryegjyqtarja Becaj takon homologen Medenica premtohet bashkepunim

Kryetarja e Gjykates se Supreme te Malit te Zi Vesna Medenica eshte takuar dje me kryetaren e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Shpresa Becaj. Gjate takimit u vu theksi tek marredheniet shume te mira te bashkepunimit mes Gjykates Supreme te Malit te Zi dhe Gjykates se Larte te Shqiperise. Medenica theksoi se keto vizita jane teper te rendesishme ne ndarjen e pervojave pozitive pasi te dyja gjykatat e larta homologe punojne per realizimin e objektivave te perbashketa te cilat i ndihmojne ne forcimin dhe rritjen e vazhdueshme te bashkepunimit nderinstitucional. Ndersa Becaj e ka vleresuar pa mase viziten e bere nga homologia e saj malazeze duke u shprehur se ky bashkepunim mbi te gjitha eshte ne sherbim te qytetareve te te dyja vendeve te cilet duhet te kene besim maksimal ne organet e drejtesise por edhe ne interes te te gjithe rajonit ndersa shton se reforma ne gjyqesor duhet te perfshije edhe pavaresine nga politika dhe pushtetet e tjera. Ne e vleresojme pervojen e vendit tuaj me nje histori te gjate te shtetit ligjor me institucione e institute te avancuara te sistemit te drejtesise. Edhe Shqiperia ka bere hapa te rendesishem qe kane te bejne me reformimin e metejshem te ligjit material dhe procedural ne arritjen e standardeve te kerkuara evropiane ne fitimin e besimit te publikut tek drejtesia. Gjykata e Larte udhehiqet ne punen e saj nga kerkesat e ligjit parimet e larta te demokracise me qellimin e vetem per te dhene drejtesi te konsoliduar dhe gjykim te drejte. Ritmi i reformes gjyqesore duhet te pershpejtohet e te fokusohet ne drejtim te ngritjes se nje pushteti gjyqesor te pergjegjshem te pavarur te paanshem e te pandikuar nga politika e pushtetet e tjera. Te rritet transparenca ne gjykim efikasiteti cilesia e profesionaliteti ne vendimmarrjen e gjyqtarit duke luftuar qe te ulet perceptimi i publikut mbi pranine e korrupsionit ne gjyqesor - eshte shprehur ne fjalen e saj kryetarja e Gjykates se Larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›