Kosova miraton vendimin për Akademinë Diplomatike

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin për themelimin e Akademisë Diplomatike, e cila parashihet me Ligjin për Shërbimin Diplomatik dhe Konsullor të Kosovës.
Në një njoftim nga Ministria e Jashtme, theksohet se Qeveria ka vlerësuar se themelimi i Akademisë Diplomatike, do të jetë mbështetje e fuqishme për diplomacinë kosovare.
Ndërsa ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj është shprehur se “Akademia Diplomatike e Kosovës parasheh organizimin dhe udhëheqjen e trajnimeve të stafit diplomatik dhe konsullor”.