Pragu i Vitit të Ri fluks hyrje-daljesh udhëtarësh në kufi
TIRANE-Rikthehet fluksi i udhëtarëve në pikën doganore të Kapshticës dhe Kakavijës. Ne krahasim me vitin e kaluar vihet re nje rritje e numrit te personave qe dalin jashte vendit ne drejtim te tokes greke.
Në prag të natës së ndërimit të viteve duket se fluksi i hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kapshticës ka pësuar rritje, ndërsa vijon e qetë puna në sportele.
Sipas informacioneve më të fundit nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar janë rregjistruar mbi 4800 emigrantë dhe qindra automjete të vogla e autobuzë të linjave ndërkombëtare kanë kaluar kufirin shqiptar.
Nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 3 500 persona dhe kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Greqisë, 1 300 të tjerë.
Edhe pse fluksi ka qenë tepër i lartë nga punonjësit e doganës së Kapshticës është punuar intensivisht dhe me kapacitetin e nevojshem të sporteleve. Puna në palen shqiptare vijon me 6 sportele ndërsa në palën greke me 4 të tilla.
Nga pala shqiptare është punuar me 8 sportele ndërsa nga ajo greke është punuar me 6 të tilla. Kjo ka bërë që kalimi të jetë pa probleme dhe vonesa.
Kurse në Kakavijë, në 12 orë kanë hyrë 3 mijë persona, me 1 100 automjete, ndërsa 2 150 persona kanë dalë jashtë vendit në drejtim të tokës helene. Numri I automjeteve që kanë dalë jashtë vendit të regjistruara në këtë pikë kufitare është 930.’
edhe në Kakavijë, pala shqiptare punon me kapacitet te plote, plost 5 sportele presin udhëtarët, ndërsa pala greke me 3 të tilla.
Pritet që deri në orët e fundit të 31 Dhjetorit numri i hyrjeve dhe daljeve të rritet së tepërmi. Kjo ka bërë që mes palës greke dhe asaj shqiptare të bihet dakord për rritje të numrit të sporteleve dhe punonjësve në mënyrë që të mos krijohen rradhë apo pritje të shtetasve shqiptarë.
(d.b/BalkanWeb)