E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, mbillen 130 pemë dekorative në bllokun "1 Maj"

Fillon mbjellja e 130 pemëve dekorative në bllokun "1 Maj" në kryeqytet . Nisma një qytetar një pemë e iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka bashkuar disa sipermarrës kryeqytetas të cilët japin kontributin e tyre në mbjelljen e pemëve në kryeqytet , duke sjellë kështu një të ardhme më të shëndetshme për qytetaret . Kryebashkiaku Edi Rama ka theksuar se një nga synimet kryesore te Bashkisë së Tiranës mbetet përmirësimi i cilësisë së mjedisit .
Sipas Bashkisë së Tiranës, nisma një qytetar një pemë është mënyra më e mirë për të ndihmuar kryeqytetin në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe për krijimin e nje ambienti më të shëndetshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›