Topalli:Nëse PD fiton zgjedhjet,brenda 2010-ës liberalizohen vizat

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli premton nga Brukseli se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet në 28 qershor, brenda vitit të parë të mandatit shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE. Pas takimit me Patrik Deëal, kryetar i Parlamentit të Belgjikës, kryetarja e kuvendit, Topalli ka premtuar se brenda vitit 2010-të qeveria shqiptare do të arrijë liberalizimin e plotë të regjimit të vizave, proces për të cilin ka marrë mbështetje edhe nga homologu belg. Procesi i liberalizimit të vizave është një proces i cili është vënë në prioritet nga qeveria shqiptare edhe për shkak të rëndësisë që qytetarët shqiptare i japin këtij procesi.