Berisha: Rama si Enveri, prezantoi në Vlorë “Kujtimet e Vegjëlisë”
VLORE- Kryeministri Sali Berisha i ka zhvendosur në Vlorë takimet e tij. Në një konferencë për shtyp, në një nga lokalet e bregdetit të Vlorës ai nuk ka kursyer akuzat për kreun e opozitës.
Dokumentarin prezantues së kreut të PS-së, Berisha e ka krahasuar me librin "Kujtimet e Vegjëlisë" së diktatorit Enver Hoxha.
“Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. "Si janë të izoluar vlonjatët kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndjejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës ", tha Berisha.
Më tej Berisha e cilësoi problematike për të majtën kandidaturën e Koço Kokëdhimës në Vlorë. “Në Vlorë e solli Koço Kokëdhima, i cili e nisi biznesin si asistent i Hajdin Sejdisë. Shkoni në Himarë, do shikoni pallate që kanë zhdukur detin. Këto pallate janë të Koços, i cili ka përfituar tendera nga bashkia e Tiranës kur Rama drejtonte kryeqytetin”, shtoi ai.
Berisha deklaroi me tej nga Vlora se qeveria ka investuar në këtë qytet më shumë se kudo tjetër në infrastrukturë. “Ne kryebashkiakut Gjika, krahasuar me partinë socialiste, ia kemi rritur grantet edhe tre herë. Eshtë bashkia ajo që përcakton ku ndërton, si ndërton. Ne kemi bërë investimet më të fuqishme në këtë zonë”, tha kryeministri, ndërsa renditi një mori projektesh që do të realizohen në Vlorë në 4 vitet e ardhshme.
VIJON
Lidhje te tjera Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus