E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, merr flakë kutia shpërndarëse, zjarrfikësit shmangin flakët

TIRANË- Një shkëndijë elektrike, për pak sa nuk ka rezultuar fatale për banorët e një pallati 8 katësh në zonën e Shallvareve në Tiranë.

Njëra nga kutitë shpërndarëse të linjave elektrike të pallatit në koridorin e katit të tretë ka marrë flakë, duke u shkrumbuar tërësisht, ndërsa mësohet se ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse që kanë shuar flakët, duke parandaluar ato të avanconin.

Nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale, vec faktit të ndërprerjes së energjisë elektrike, ujit dhe mosfunksionimit të ashensorëve në pesë katet e sipërme të pallatit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesditë, rreth orës 15:30 kohë kur një pjesë e banorëve të pallatit kanë qënë në shtëpitë e tyre.

Ndërsa i druhen kameras, jashtë saj njëri nga banorët dëshmitar i ngjarjes tregon sesi ka shpëtur mrekullisht për cështje sekondash nga bllokimi në ashensor, e për pasojë edhe nga ndonje asfiksi e mundshme si shkak i tymrave dhe gazrave të shumtë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, merr flakë kutia shpërndarëse, zjarrfikësit shmangin flakët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›