Kriza, Biznesi: Jemi përfshirë. Qeveria mohon
Prania e krizës në vendin tonë ka përplasur qeverinë me biznesin. Ekzekutivi mohon se kriza ka prekur biznesin dhe ekonominë, ndërkohë që sipërmarrja private pretendon të kundërtën. Sipas fasonistëve, kriza po ndihet në eksport. QEVERIA
TIRANE- Qeveria dhe biznesi përplasen për praninë e krizës ekonomike në Shqipëri. Gjatë paradites dy zëvendësministrat ai i Financave Florion Mima dhe i Ekonomisë Eno Bozdo kanë deklaruar se shifrat e bilancit tregtarë për dy muajt e parë të këtij viti tregojnë se ekonomia shqiptare nuk është e prekur nga kriza.
Pak orë më vonë përfaqësuesit e biznesit kanë ilustruar situatën e rëndë në të cilën ndodhen duke theksuar se eksportuesit janë përfshirë tashmë nga kjo krizë. Ata kanë akuzuar tatimet se nuk po i rimbursojnë TVSH-në dhe po ju vendosin gjoba në mënyrë arbitrare.
“Fasonët, po performojnë me të njëjtin ritëm, frika që kemi pasur për uljen e kërkesës nga porositësit e tyre jashtë territorit të Shqipërisë rezultoi i pavërtetë. Volumi i eksporteve është në rangun e 12.7 miliardë lekëve si në 2008 ashtu edhe në 2009”- u shpreh zëvendësministri i Financave Mima.
Ndërkohë nga ana tjetër bizneset shprehen se “nuk ma ha mendja që të ketë eksportues që të punojnë me ato kontrata siç kanë punuar vite më parë. Në këto momente ne kërkojmë mbijetesë, kërkojmë rimbursimin sa më të shpejtë të TVSH-së dhe të mos na ngacmojnë me penalitete dhe gjoba që nuk na takojnë”- u shpreh përfaqësuesja e biznesit.
Komuniteti i biznesit i ka kërkuar qeverisë që në këtë periudhë të krizës ekonomike globale teë heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për importin e makinerive si një masë që do të ndihmojë sipërmarrjen private
Asambleja e përgjithshme e Dhomës së tregtisë dhe Industrisë së Tiranës do të dalë me një deklaratë në të cilën do të përfshihen masat që do ti kërkohen qeverisë.
(a.r/news24/balkanweb)