E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, minatoret nisin protesten ne bulevardin "D. Kombit"

TIRANE- Në orën 10.00 protestuesve të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i janë bashkuar dhe minatorët. Ata mbajnë pankarta në duar, në njërën prej së cilës lexohet “Shqiptari i shfrytëzuar, qeveria feston varfërinë sot”. Protesta ishte paralajmëruar nga minatorët pak ditë më parë.
Në një deklaratë për shtyp të pak ditëve më parë Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve, deklaroi se minatorët do të jenë në shesh më 1 Maj por jo për të festuar arritjet me Berishën, por sic u shpreh ai, për premtimet e pambajtura të kësaj qeverie. Forca te shumta policia jane te vendosur ne bulevard.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›