Tirane, mjekët në QSUT "fshehin" 700 mijë vizita
Nga Esmeralda Keta
Bëhet analiza njëvjeçare e punës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Nga 797.359 konsulta në total janë mandatuar vetëm 90.626 vizita.
TIRANE- Një numër rekord konsultash janë regjistruar gjatë 2008-ës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por vetëm për një pjesë fare të vogël të tyre është prerë mandat. Si rezultat, qendra e konsultave është renditur në fund të tabelës së arritjeve të QSUT-së, duke marrë një vlerësim negativ nga drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vetë qendrës spitalore. Gjatë analizës së punës 1-vjeçare të QSUT-së, kanë dalë në pah edhe probleme të tjera, si ajo e strukturës së mbingarkuar apo kontrollet për prezencën e mikrobeve në sallat e operacionit
Konsultat
"Një shifër që duhet të na ulë kokën është fakti i numrit të madh të konsultave, nga ana tjetër i vogël i atyre të dokumentuara me mandat", - ka deklaruar gjatë analizës së QSUT-së, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas të dhënave, në këtë qendër janë kryer një numër i madh konsultash vitin e kaluar, duke arritur në 797.359 në total, prej të cilave vetëm 90.626 janë të mandatuara. Veprim ky që hedh hije dyshimi se tarifat, në vend që të shkojnë në arkën e QSUT-së, kanë përfunduar në xhepat e mjekëve. Gjithashtu, gjatë analizës vjetore, drejtuesit e QSUT-së kanë pohuar se në fillim të vitit, spitali ishte drejt një kolapsi për medikamentet, por tashmë kjo situatë është nën kontroll. "Aktualisht, në farmacinë e QSUT-së ndodhen në gjendje 406 milionë lekë medikamente, të cilat më 5 shtator të vitit 2008 ishin në shumën 209 milionë lekë. Kriza u kapërcye nëpërmjet donacioneve, rreth 20 të tilla, ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë dhe spitaleve të tjera", - ka sqaruar drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli. Ndërsa, për sa i përket ndotjes së sallave të operacionit, ajo ka shpjeguar se janë bërë 50 kontrolle bakteriologjike në spitale, ku u vunë re raste të stafilokokut dhe psedonomas. Ajo ka garantuar se këto kontrolle do të vazhdojnë të kryhen dhe gjatë këtij viti, ku po ndihmon edhe Instituti i Shëndetit Publik për monitorimin. Një tjetër problem ka qenë ai i strukturës së fryrë. Është marrë vendimi për largimin nga puna për 84 punonjës, dhe po aq, pra 84 të tjerë janë aktualisht mbi strukturën e QSUT-së, por drejtoresha Kuli ka premtuar se ata nuk do të pushohen nga puna, por do të shpërndahen nëpër pavijone e ndryshme. Ndërkohë që gjatë prezantimit të rezultateve të arritura nga QSUT-ja, është deklaruar se edhe këtë vit Qendra më e madhe Spitalore në vend do të vazhdojë të mbart me vete edhe një pjesë të borxhit. "Bëhet fjalë për rreth 10 milionë lekë borxh, të cilat QSUT-ja do të mundohet t'i shlyejë gjatë këtij viti", - ka deklaruar drejtoresha Kuli, e cila ka sqaruar se pjesa më e madhe e borxhit është shlyer tashmë. Për ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, QSUT-ja është pasqyra reale e asaj çka ndodh në Shëndetësi. Megjithatë, sipas saj, ka shumë vend për të riparë veten. Ajo vuri theksin se duhet të fuqizohen spitalet rajonale, duke minimizuar rastet kur pacientët që i drejtohen QSUT-së, pasi, sipas të dhënave, aktiviteti në QSUT në 50 % të rasteve përbëhet nga pacientë të rretheve. "Pamë një numër të madh hernie dhe apendisite, që mund të bëhen dhe në spitale të tjera, - u shpreh ministrja Godo. - Vetë shefat e shërbimeve duhet t'u shpjegojnë pacientëve se kjo bëhet me të njëjtin cilësi dhe në spitalet e rretheve", - ka përfunduar Godo.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)